Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Moglicë të Maliqit. Raportohet se një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga shkëmbi teksa shkoi për të mbledhur bimë mjekësore.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjarprit.

Sipas dëshmive, Islam Pashollari, kishte shkuar në këtë zonë për të mbledhur çaj, por nga pakujdesia dyshohet se është rrëzuar dhe si pasojë ka humbur jetën.