Horoskopi sot:
Dashi
Dita do të jetë perfekte për t’i dhënë një “etiketë” marrëdhënies tuaj dhe për të bërë një hap përpara. Ka ende një tension në punë, është më mirë të mbani larg nervozizmin.
Demi
Hëna është kundër dhe shkakton disa shqetësime në dashuri dhe marrëdhënie në përgjithësi. Megjithatë, në punë keni bërë hapa gjigantë dhe më në fund po e kuptojnë edhe të tjerët.
Binjakët
Do të jetë një ditë shumë e bukur për dashurinë. Ka shumë gjëra për të bërë në punë, kështu që është më mirë të angazhoheni.
Gaforrja
Nëse është dikush që ju bën të rrahë zemrën, deklarohuni. Në punë do ketë një mënyrë për të marrë postin e lakmuar.
Luani
Duhet të jeni të kujdesshëm në dashuri, sidomos këto ditë. Në punë mund të ketë një pengesë të vogël për të kapërcyer, por tashmë jeni mësuar me vështirësi.
Virgjëresha
Kjo është koha e duhur për të sqaruar gjërat me partnerin, veçanërisht nëse diçka nuk ju ka shkuar mirë kohët e fundit. Në punë duhet të rregulloni marrëdhëniet me kolegët.
Peshorja
Jeni në limite të durimit ndaj është më mirë të shtyni çdo diskutim me të dashurin tuaj. Në punë, mendoni mirë përpara se të merrni vendime të rëndësishme.
Akrepi
Do të jeni të mbrojtur nga një hënë e bukur ndaj emocionet janë të lira. Në punë jini konstante dhe vazhdoni të punoni shumë dhe së shpejti do të korrni frytet e gjithë kësaj pune.
Shigjetari
Në punë nëse vijnë oferta, ndaloni për një moment para se t’i pranoni dhe analizoni çdo detaj.
Bricjapi
Marrëdhëniet e dashurisë duket se po shkojnë pak më mirë. Në punë keni ende shumë tensione dhe një rivalitet me kolegët.
Ujori
Tensionet nuk mungojnë në dashuri dhe mund të kalojnë edhe në punë ku nervozizmi mund t’ju bëjë të thoni disa fjalë më shumë.
Peshqit
Hëna është në një pozicion të shkëlqyer, kështu që do të ketë shumë emocione për të përjetuar. Kushdo që ka një biznes do të duhet të kapërcejë një pengesë të vogël por asgjë të tepruar.