I moshuari tentoi të vetëdigjej me benzinë, dërgohet në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme, ku një person ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dukat Fshat të Vlorës

Policia e Vlorës njofton se bëhet fjalë për shtetasin A.L., 76-vjeç i cili ka djegur veten me benzisë, fatmirësisht është ndaluar në kohë. 76-vjeçari ka marrë djegie në turp dhe është transportuar drejt spitalit të Tiranës.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Dukat Fshat, në banesën e tij, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë shtetasi A. L., 76 vjeç, i cili do të transportohet drejt spitalit të Tiranës, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Share This Article