Sektori i Policisë Rrugore Gjirokastër, arrestoi në flagrancë shtetasin S. Gj., 50 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u konstatua në aksin rrugor “Gjirokastër-Valare”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.