Plagosje në Shkodër. Plagoset shtetasi Ndue Preka, në lagjen “Mark Lula”.

Ndue Preka që u plagos nga një person ende i paidentifikuar, ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.

Autori e ka qëlluar me pistoletë 3-4  herë dhe një plumb e ka kapur në këmbë.

Plumbat kanë goditur edhe një makinë të parkuar.