Mitingu përmbyllës i fushatës së PD u organizua në Lazarat, në fshatin ku pushteti i Edi Ramës ka ushtruar 10 vite më parë aksionin kundër kësaj popullsie me justifikimin e luftës kundër kanabisit. Banorët e këtij fshati kishin dalë masivisht për të mbështetur PD dhe kandidaten për deputete Alma Kore bijë e këtij fshati. Në fjalën e saj para banorëve lazaratas, zonja Kore mes emocionesh ka renditur arsyet përse banorët e këtij fshati martir dhe të persekutuar nga rregjimi i Edi Ramës, duhet t’a ndëshkojnë me votë më 11 maj.
Ndërkaq drejtuesi politik i PD për Qarkun Gjirokastër Prof.Dr. Tritan Shehu, në fjalën e tij, ka çmuar kontributin e lazaratasve në përpjekjet e tyre për t’i mbijetuar rregjimit narkotik të Edi Ramës në 12 vitet e sundimit të tij dhe ku dhe një herë u ka bërë thirrje që të dalin masivisht të dielën për të ndëshkuar me votë Rilindjen.
Si gjithmonë i pranishëm në aktivitete politike, Dasho Aliko anëtar i kryesisë së PD ish kryetar komune në kohën e sulmit policor mbi Lazaratin, kërkoi prej bashkëqytetarëve gjirokastritë e lazaratas, që të dalin dhe të votojnë masivisht Nr 1 dhe bijën lazaratase në fletën e votimit pasi vetëm kështu qeveria e Edi Ramës do të largohet.