Heqja e “Non Gratës” e Berishës, jo thjeshtë fitore personale, por fitore dhe një moment historik për Shqipërinë

Jugulajm.net
4 Min Read

Nga Fejzo Subashi-09/05/2025

Nuk e shoh heqjen e “non gratës” si një fitore thjeshtë personale të Sali Berishës, apo të Partisë Demokratike dhe të formacionit të tij politik që kryeson. Aq më pak ta shikoj si fitore të Z. Berisha ndaj Z, Rama, pasi këtë fitoren e luftës midis tyre e vendosin qytetarët më votën e tyre në 11 Maji. Por në optikën time si qytetare, gazetar, person publik këtë proces, qasje dhe sjellje të aleatit dhe mikut më të madh të Kombit Shqiptar në lidhje me procesin e “non gratës” në interes të Z. Berisha më shumë sesa personal e shikoj dhe ka interes kombëtare dhe kjo është një fitore për Shqipërinë. Ky është një progres i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së, një zhvillim që duhet parë jashtë kontekstit të duelit politik dhe që meriton të lexohet si një hap për normalizimin e marrëdhënieve tona me një aleat strategjik siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jo unë, por as edhe një shqiptar nëse ndjehet i tillë, kudo qoftë, i kujto komuniteti dhe krahinë qoftë, pavarësisht përkatësisë së tij politike, kurrë nuk ndjehet mirë dhe aq më shumë të gëzohet dhe të lumturohet kur: Jo ish Kryeministri, Presidenti i vendit, lideri i Opozitës dhe aktori dhe faktori kryesor i proceseve demokratike në Shqipëri, por edhe sikur një qytetar i thjeshtë të shpallët “non gratës” nga miku dhe aleati më i mirë i Shqipërisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbarë Kombi Shqiptar, e sidomos vendi ynë, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për një klasë politike dhe politikanë që nuk është peng i akuzave ndërkombëtare. Ne kemi nevojë të domosdoshme për përfaqësues dinjitozë, personalitete të cilët përfaqësojnë vendin dhe Kombin, që të ulen me dinjitet në tryezat më të rëndësishme globale, rajonale, për kontakte, bashkëpunim, indice dhe konsolidim marrëdhënie, marrëveshje dhe bashkëpunimi me personalitete dhe përfaqësues të vendeve dhe organizata dhe organizma ndërkombëtare. Mbarë Kombi Shqiptar, e sidomos vendi ynë sot më shumë se kurrë ka nevojë për një klasë politike dhe politikanë që nuk janë barrë për vendin që përfaqësojnë në marrëveshje dhe kontakte bashkëpunimi me çdo vend dhe aleat, organizata dhe organizma ndërkombëtar. Në këtë kuptim, çdo hap që shkon drejt sqarimit të këtyre çështjeve, drejt rivendosjes së marrëdhënieve dhe reputacionit të vendit tonë, është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, pa dallim bindjeje politike.
Duhet të jemi të bindur, të kthjelltë dhe ta kemi të qartë se: nuk e ndërton dinjitetin kombëtar një njeri i vetëm, por vetë marrëdhëniet që vendi ynë ndërton dhe forcon me partnerët më të rëndësishëm në Perëndim.

Prandaj, në vend arritjeve dhe të festimeve të ngushta personale, familjare si dhe ato të familjes politike dhe impaktit të mbështetës dhe simpatizantë për ketë arritje, në realitet ky është moment reflektimi si qytetar, përfaqësues, person politik, publik në rang kombëtar: për të kuptuar se çfarë standardesh na duhen, çfarë pasqyre i japim Botës dhe si do të duket nesër udhëheqja jonë në sytë e aleatëve tanë më të fortë.
Shqipërinë, kjo nuk është një kthesë e vogël. Është një ftesë për të dalë nga logjika e konflikteve të pafundme dhe për t’u përqendruar në atë që i duhet kombit: përfaqësues të pastër, marrëdhënie të qarta dhe një vend që respektohet, jo për shkak të përkthimeve politike, por për shkak të dinjitetit institucional. Leksion më të madh për politikën dhe klasën pulitke, dhe jo vetëm se ky, nuk ka.

Share This Article