Gazeta e njohur britanike, “The Guardian” ka publikuar një artikull rreth kombëtares shqiptare të futbollit për pjesëmarrjen në Euro 2024 në Gjermnai, ku është herë e dytë që marrim pjesë në një turne madhor futbolli.
Por, gjatë profili që i bën kuqezinjëve, media bretikane thekson se tifozët shqiptarë nuk duan të shohin kryeministrin Edi Ramën në EURO 2024, pasi është ters.
Sipas saj, ka një mallkim që lidhet me emrin e tij dhe futbollin.
s“Personalitetet shqiptare do të dynden në Gjermani për të marrë pjesë në Euro, por është një njeri që shumë tifozë kuqezi mund të mos duan ta shohin, veçanërisht në stadium: kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Kjo është për shkak të “mallkimit të tij të futbollit”, siç do të thoshte folklori i tifozëve. Rama shpesh merr pjesë në evente apo fushata elektorale i veshur me fanella futbolli të skuadrave ndërkombëtare, dhe çuditërisht, kjo shpesh i paraprin një fatkeqësie për këtë ekip. Nëse pyesni tifozët shqiptarë, humbja e Manchester City nga Real Madridi me penallti në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në prill, mund të ketë të bëjë me Ramën që zbuloi projektin e ri të akademisë shqiptare të City-t në të njëjtën ditë në Tiranë,” – shkruan “The Guardian”.