Një 50-vjeçar raportohet të ketë humbur tragjikisht jetën këtë të diel në Maliq.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në fshatin Zëmblak.

Viktima është një burrë rreth të 50-tave, i cili sipas gazetares se po pastronte çiften, kur dyshohet se arma i është shkrepur aksidentalisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.