60-vjeçari rrëzohet teksa ruante bagëtitë, përfundon në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 60-vjeçar është gjetur i shtrirë në tokë në fshatin Balldre të Lezhës, i dëmtuar në kokë, sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 12:00, ku banorët e zonës kanë konstatuar të shtrirë në rrugë, shtetasin S. S., rreth 60 vjeç, me dëmtime në kokë.

Nga veprimet e para të Policisë, në vendin ku u gjet ky shtetas, dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht, ndërkohë që kulloste bagëtitë.

Shtetasi S. S. është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Share This Article