Zbulohen emrat e 3 efektivëve të Policisë së Shtetit që SPAK ka lëshuar urdhër arrest në kuadër të operacionit të sotëm.
Raportohet se bëhet fjalë për Ergert Mitrin, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Jashari dhe Altin Morinën ish efektiv i RENEA.
Ergert Mitri aktualisht është specialist pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Altin Morina është ish efektivi I RENEA-s I cili u arrestua pak kohë më parë dhe u lirua
SPAK bëri me dije se ka shpallur në kërkim një ish zyrtar të lartë policie, që ka shërbyer në Lezhë. Gjithashtu mësohet se është shpallur në kërkim edhe një ish-anëtar i forcave Renea.