Procedohet 51-vjeçari nga Libohova, goditi me grusht bashkëqytetarin, ja arsyeja…

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. T., 51 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin D. Ç., banues në Libohovë, për motive pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article