LAJM I FUNDIT/ EMRAT/ Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, ja në cilat dhe arsyet…

Jugulajm.net
2 Min Read

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, Policia e Shtetit po ushtron kontrolle në disa qytete të vendit për të ekzekutuar 43 urdhër arreste të lëshuara nga GJKKO.

Mësohet se kontrollet po shtrihen në disa qytete, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin.

Urdhër arrest ëhstë lëshuar edhe për vëllezërit Avdylaj dhe Durim e Valter Bamin.

Sa i takon qytetit të Tiranës, burime bëjnë me dije se janë lëshuar mbi 10 urdhër arreste nga GJKKO për krim të organizuar. Kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Freskut në banesat e fisit Dukaj, armiq të Ervis Martinaj.

Në qytetin e Lezhës kontrollet janë ushtruar prej mesnatës, ndërsa Report Tv sjell edhe pamjet e policisë, të cilët kanë zbarkuar në lagjen ‘SMT’ ku kanë ushtruar kontrolle në një pallat.

Në Larushk të Fushë-Krujës burime bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në shtëpinë e Albert Zajës, i dënual me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Sa i takon qytetit të Vlorës, kontrollet kanë nisur që prej orës 04:00 të mëngjesit dhe janë kontrolluar banesa për persona që janë në kërkim ose me precedentë. Deri më tani mësohet se janë kontrolluar dy banesa por nuk janë gjetur personat për të cilin kishin masën e sigurisë.

Share This Article