Sipas policisë dyshohet se për konflikte të dobëta 32-vjeçari E. Gj., ka goditur me sëpatë një 26-vjeçar. Si pasojë ka rënë në prangat e policisë.
“Arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë dhe ka kanosur me mjet prerës (sëpatë), një 26-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.