Ky është 20-vjeçari nga fshati Margegaj i Tropojës që humbi jetën në një aksident automobilistik në rrugë.
I riu po udhëtonte me një automjet, drejtuar nga një shok i tij, kur u përplasën anës rrugës.
Aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojë e shpejtësisë.
Erimsjan Gjocaj, ndodhej si pasagjer në automjetin tip “Volkswagen”, i cili u përplas me bordurën anësore të rrugës në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Makina drejtohej nga bashkëmoshatari i viktimës, shtetasi A. S., 20-vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.