Një person u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të premteje në breg të detit, në Durrës.
Burime zyrtare të policisë thonë se viktima është një 39-vjeçar me iniciale M.A. dhe paraprakisht ai dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, në breg të detit, është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës. Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e këtij shtetasi, si dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.