Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Q. S., 62 vjeç, banues në fshatin Kotë.
Sipas policisë, ky person ka kanosur me sëpatë, një shtetase 66-vjeçare, banuese në fshatin Kotë, ndërsa gjatë kontrollit fizik, shtetasit Q. S, iu gjet edhe një thikë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 62 vjeç, banues në fshatin Kotë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (sëpatë), një shtetase 66-vjeçare, banuese në fshatin Kotë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Q. S, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).”njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.