Një 39 vjeçar në Lushnje është ndaluar nga policia, pasi akuzohet për dhunë dhe ngacmim seksual.
Sipas policisë, 39 vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe ka keqtrajtuar dhe ngacmuar seksualisht vajzën e saj 11 vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin A. R., 39 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka keqtrajtuar dhe ngacmuar seksualisht vajzën e saj 11 vjeçe.”, njofton policia.