Angli, goditet me thikë 26-vjeçari shqiptar, u vra nga kushëriri i tij 31-vjeçar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 29 gusht në Leeds të Anglisë, ku një konflikt mes dy kushërinjve shqiptarë ka përfunduar me vrasjen e njërit prej tyre.

Sipas policisë britanike dhe raportimeve të mediave angleze, ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në rrugën Cardigan Road, Headingley, ku 26-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje me thikë. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje nga autoritetet.

Për këtë ngjarje është arrestuar kushëriri i tij 31-vjeç, i cili u paraqit në Gjykatën e Magjistratëve të Leeds të hënën.

Ai akuzohet për vrasje dhe mbajtje të një arme të ftohtë në publik. Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim.

Policia britanike ka bërë thirrje që kushdo që ka informacion mbi rastin të kontaktojë me autoritetet.

Share This Article