Aksident, ”Audi A4” përplaset me fuoristradën, 1 person transportohet urgjentisht në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, ku janë përplasur dy automjete, një tip ”Audi A4” dhe një tip fuoristradë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën ”Lezhë–Milot”, pranë kryqëzimit të Treshit .

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i dëmtuar, ndërsa është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Share This Article