Mengjesin e sotem kryebashkiaku gjirokastrit, Flamur Golemi, me rastin e Dites Nderkombetare te Monumenteve, ka publikuar nje video ne rrjetin social FCB.
Deri ketu nuk ka asgje te keqe, bile ka bere shume mire.
Problemi qendron ne faktin se nga fillimi e deri ne fund, u shfaq vetem nje vajze me bluze te kuqe dhe syze, qe ”rastesisht” eshte vajza e varteses se Golemit, nenkryetares se bashkise, Esmeralda Janoro.
Natyrshem lind pyetja se ky ishte i vetmi femije ne hapesiren e Bashkise se Gjirokastres me 45 mije banore?
Nuk po i hyjme dinamikes se videos promovuese realizuar nga nje tabor asqeresh sherbetore, qe jane punonjes mediatik te cilet Flamur Golemi i ka mbledh pas vetes.
Kjo e fundit eshte nje teme qe Jugulajm po e hulumton dhe ku nuk do te jete e larget dita kur do publikoje emer per emer keta sherbetore qe kopertohen nen emrin e “gazetarit” apo “kameraxhiut”.
Ajo qe ra ne sy sot ne publikimin e zotit Golemi eshte demonstrimi haptazi nepotik.
E bija e njeres prej nenkryetareve te Bashkise, pozon ne video perfaqesimi, qe eshte prone e gjithe taksapaguesve gjirokastrite dhe jo e femijeve te ”kapove” te bashkise.
Zotit Golemi po i shtrojme dy pyetje qe sigurisht meritojne pergjigje per lexuesit tane.
E para-Kush ideoi dhe vendosi ne video te bijen e njeres prej nenkryetareve qe ke zgjedhur dhe pse pikerisht ajo dhe askush tjeter?
E dyta- A eshte ky rasti me flagrant qe po e ktheni ne hise familjare bashkine ju dhe nenkryetarja juaj?
I lutemi zotit Golemi, qe mos te vendose ”lehesit” e tij mediatik me profile fallco qe te hungerijne me komente idiote te tipit: ”Kryetari nuk mund ta dinte se ishte vajza e nenkryetares dhe se ”uji” nga ai vjen i pastert, por turbullohet rruges.”
Më poshte mund te shikoni videon ne fjale: