Ndërron jetë 77-vjeçari, u përplas nga makina, arrestohet shoferi, ishte larguar nga vendngjarja

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar, i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshatin Shushicë të Elbasanit, ku më pas është larguar nga vendngjarja.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë manovrimit me mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare, të një shoqërie private sigurie, 57-vjeçari ka aksidentuar shtetasin Xh. E., 77 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, shtetasi Xh. E. ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës.

Share This Article