Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka sulmuar gruan e tij teksa ajo ishte duke fjetur.
Shqiptari akuzohet për dhunë në familje, lëndime të rënda, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.
Gruaja raportoi se, ndërsa ishte në shtrat, partneri i saj u hodh mbi të duke e goditur.
Më pas i ka ardhur në ndihmë djali i tyre i mitur, por edhe ky është dhunuar nga babai i tij.
Ka qenë po ajo që ka kërkuar ndihmë duke telefonuar policinë.
Pasi mbërritën forcat e policisë në banesë, shqiptari ka bërë rezistencë por më pas ai u dërgua në komisariat teksa është në pritje të gjykimit.