Është liruar nga burgu ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Gjykata e Posaçme i ka vendosur masën e arrestit në shtëpi. Shkak i lirimit është kalimi i afatit 6-mujor të paraburgimit.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.