Një fabrikë në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte.
Burime bëjnë me dije se zjarri ka nisur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.
Fabrika ndodhet në zonën e Xhafzotaj në Durrës dhe merret me prodhimin e dryneve.
3 zjarrfikëse nga Durrësi janë angazhuar në terren për shuarjen e flakëve, ndërkohë që ndihmë është kërkuar dhe nga ekipi zjarrfikës i Shijakut.