Edi Rama, sot gjatë komunikimit live me ndjekësit në rrjete sociale, pretendoi se kanë neutralizuar një dron me eksploziv që do të godiste Kryeministrinë. Sipas tij, pas qëndron “një dorë e huaj”.
Rama thai se rinia është e frustruar dhe e inatosur me qeverinë por shtoi se ata po përdoren nga “Grupi i zjarrit” për të kryer akte dhune.
“Përpara dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është ajo grehina e drurit dhe një zot e di me çfarë pasojash. Nuk ka rini, student e të mitur i shkon mendja dhe jo më ta vërë në jetë këtë plan. Është një dorë e huaj.”, tha Kryeministri Rama.




