Procedohet 18-vjeçari nga “Asim Zeneli”, u kap me thikë

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. K., 18 vjeç, banues në fshatin “Asim Zenel”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article