EMRI/ Itali, humb jetën shqiptari 55-vjeçar, u godit nga një pllakë betoni

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 55-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali.

Edison Malaj u godit në kokë nga një pllakë betoni, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, shkruan Corriere Della Sera.

Kolegët e punës nuk mundën të bënin asgjë për të shmangur tragjedinë.

Malaj po ngarkonte disa panele çimentoje në një kamion në sheshin e ish-kantinës sociale, ku po punohet për rinovimin.

Njëri prej kabllove u shkëput duke bërë që pllaka e betonit të bjerë dhe goditi punëtorin shqiptar.

Share This Article