Vrau ish-vjehrrin, mbajti peng të fejuarën: I jep fund jetës Refit Buzi pas dështimit të negociatave me RENEA-n

Jugulajm.net
1 Min Read

Ka marrë një tjetër kthesë tragjike ngjarja e rëndë e ndodhur në Roskovec. Refit (Nertil) Buzi, 35 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së ish-vjehrrit të tij dhe plagosjes së ish-vjehrrës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pas disa orësh negociatash me forcat e Policisë së Shtetit.35-vjeçari ishte i rrethuar nga forcat speciale RENEA në zonën e ish-fushës së helikopterëve, në fshatin Kurjan, ku qëndroi i ngujuar brenda automjetit të tij. Gjatë gjithë operacionit, negociatorët e policisë tentuan në mënyrë të vazhdueshme ta bindnin që të dorëzohej, por pa sukses.

Sipas të dhënave paraprake, më herët gjatë ditës, Buzi dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun, plagosi ish-vjehrrën, Bejlere Plakun, si dhe mori me forcë ish-të dashurën, Rozalinda Plakun. Kjo e fundit u lirua disa orë më vonë gjatë operacionit të policisë.

Pas dyshimeve se 35-vjeçari kishte qëlluar veten, pranë automjetit u afruan autoambulanca dhe forca të shumta policie për të ndërhyrë.

Share This Article