Një baba shqiptar nga Kosova por që jeton në Zvicër, Xhavit Podvorica, kërkon ndihmën e të gjithëve për rrëmbimin e vajzës së tij siç e quan ai.
Nëpërmjet një videoje të postuar nëpërmjet fb, ai tregon se vajza e tij ka tre ditë që është zhdukur dhe akuzon një 20-vjeçare boshnjake.
Ai gjithashtu deklaron se rastin e ka denoncuar ne polici, por nuk ka marr asnjë përgjigje.
“Jam Xhavit Podvorica, që tri ditë më është rrëmbyer vajza. E Kam bërë denoncimin në polici por nuk kam marr asnjë përgjigje.
Vajza ime është rrëmbyer nga një femër me prejardhje nga Bosnja, një 20-vjeçare”, thotë ai në videon e postuar në Facebook.