Një i moshuar 81-vjeçar u paraqit në spitalin e Korçës me dëmtime në trup.
Burime zyrtare njoftuan se dyshohet që i moshuari është konfliktuar me ndonjë shtetas tjetër që e ka pasur në banesë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit.
“Më datë 08.02.2024, rreth orës 07:05, spitali i Korçës ka njoftuar sallën operative të DVP Korçë se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi G. T., rreth 81 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Korçë.