Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Tiranë, i cili u kap duke shitur lëndë narkotike në afërsi të një fushe sportive që frekuentohet nga nxënës shkolle.

Në prangat e policisë ra shtetasi R.H banues në Tiranë.

Policia thotë se ky shtetas pasi siguronte lëndën narkotike në sasi e ndante në doza më të vogla të cilat i shiste në afërsi të fushës sportive në Laprakë.

27-vjeçarit iu sekuestruan 63 doza me kanabis të fshehura në sahatin e ujit në një pallat afër fushës së Laprakës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.