Vajza 14-vjeçare bëhet nuse, nëna e djalit: Na gënjeu për moshën dhe…

Jugulajm.net
2 Min Read

Abuzimi me të miturat janë lajmet që nisën tragjikisht këtë vit. Në Divjakë këtë herë kemi të bëjmë me një vajzë të mitur që është bërë nuse.

Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me nusen, që është 14-vjeçare, të cilën e dinte se ishte 17-vjeç.

Prindërit e djalit kanë dhënë një intervistë për Top Channel, ku shprehen se djali ka qenë i martuar me këtë vajzë dhe nuk ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj.

Sipas nënës së djalit, ata janë martuar para 10 muajsh, pavarësisht mospëlqimit të prindërve të vajzës. Sipas saj, prindërit e nuses e kanë kërcënuar duke i thënë se do e vrasin djalin e saj.

Ajo tregon se nusja e gënjeu duke i thënë se është 17-vjeç. Pavarësisht se prindërit e vajzës ishin kundër kësaj martese, vajza këmbënguli dhe shkoi të jetonte me 33-vjeçarin dhe prindërit e tij.

Sipas nënës, ishin prindërit e vajzës që i sollën policët në shtëpi dhe arrestuan të birin.

E pyetur se pse nuk e la djali kur e mori vesh se vajza ishte 14 vjeçe, nëna u shpreh se nuk e linte ajo. “Nuk donte ajo, e vdekur donte të dilte, i tha e të atit që qielli me tokën të bashkohen unë nuk vij. Ata i thanë mbaje mend mirë, do të të vijë policia. Djali nuk e mori me zor”, u shpreh ajo.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur