Në një studim të botuar nga Universiteti Charles në Çeki, pjesëmarrësit vështruan fytyrat e femrave dhe meshkujve dhe janë pyetur për të vlerësimin rreth besueshmërisë së tyre, vetëm duke vështruar sytë e tyre: ngjyrën dhe formën.
Shumë mendonin se njerëzit me ngjyrë kafe janë më të besueshëm se ata me blu, por megjithatë ngjyra e syve mund të mos jetë faktor përcaktues.
Për meshkujt, kryesisht vlerësimet lidhen me formën: Pjesëmarrësit thanë se do t’i besonin më shumë njerëzit me fytyra të rrumbullakëta dhe gojë të madhe më shumë se sa ata me fytyrë të gjatë.
Për femrat, forma e fytyrave nuk kanë ndikuar rezultatet ashtu si për meshkujt. Interesante ishte, se kur tregohen fytyra identike dhe me sytë me ngjyra të ndryshme, pjesëmarrësit u shprehën se ata do t’i besonin në mënyrë të barabartë.
Përfundimi duket se karakteristikat e fytyrës që lidhen me sytë kafe, janë ato që e bën dikë të duket më i besueshëm.
Pyetjet mbeten: pse burrat gjykohen më shumë nga forma e fytyrës, ndërsa femrat gjykohen më shumë nga ngjyra e syve të tyre?
Çfarë është ajo që ka lidhje me formën e fytyrës apo ngjyrën e syve, që e bën dikë të krijojë besim