Mjeku tregon disa ushqime që qytetarët duhet të konsumojnë për të rritur imunitetin ndaj virozave stinore dhe gripi.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai thotë se fasulet, tava e kosit, paçja me kërcinj qingji ose plenc, gulashi, turshitë dhe rakia ose vera e kuqe të ndihmojnë për të mos u prekur nga virozat.
Ai veçon turshitë, për më tepër lakrën, si një burim me shumë vlera për probiotikët që na ofrojnë.
“Mirëmëngjes e javë sa më të mbarë miq, të afërm, mirëdashës dhe bashkëkombas në dhe jashtë Trojeve Arbërore… Ulja e temperaturave në dimër rrit deri në 25-30% konsumin tonë energjitik… Kjo është arsyeja sepse në tryezën tonë dreka ka më shpesh të pranishme groshën, tavën e kosit, paçen me kërcinj qingji ose plënc dhe gulashin me kërpudha… Të shoqëruara me turshitë e përgatitura në shtëpi, dhe një kupë të vogël raki Shqipërie ose verë të kuqe, të ndihmojnë të mbrish pragpranverën pa u prekur nga virozat stinore dhe gripi… Turshitë sidomos lakra janë një burim me shumë vlera për probiotikët që ato na ofrojnë, por kujdes me kripën e tyre… Një ecje buzë oqeanit për të tretur ushqimin si dhe shmangjen e shtimit në peshë e ‘plotëson edhe më mirë menynë e drekës’…”, shkruan mjeku.