Aksident, “Land Rover” përplaset me 2 makina, ka të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ndërsa mësohet se në të janë përfshirë tre makina.

Sipas policisë shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe për pasojë ai është përplasur me dy makina të tjera.

Për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, që ndodheshin në një prej mjeteve të përplasura, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Me datë 17.12.2023, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues shtetasit A.L., dhe T.A. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur