Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.
Një automjet tip “Lancia” ka dalë nga rruga në një kthesë e rrezikshme.
Në spitalin e Lushnjës ka përfunduar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.
Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanalin përbri autostradës.