Nderohet efektivi i vrarë, Drejtori Hita i dorëzon familjarëve certifikatën ‘Dëshmor i Atdheut’, flamurin shqiptar dhe kapelën e policisë

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjatë ceremonisë mortore ku u përcoll për në banesën e fundit efektivi, Enea Mekolli, i cili u vra në Maliq ndërsa ishte në krye të detyrës, Hita u ka dhënë flamurin shqiptar, kapelën e policisë dhe certifikatën e Dëshmorit të Atdheut familjarëve të tij.

Në ceremoninë mortore morën pjesë kolegë të tij, po ashtu edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon prehjen në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij.

Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu efektiv policie.

Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.

Share This Article