Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka miratuar rihapjen e konkursit të gradave në Policinë e Shtetit, pas disa muajsh bllokimi.

Në total janë 562 vende vakante, mes të cilëve 12 për drejtues të parë, 40 për drejtues, 200 “kryekomisar” dhe 320 “komisarë”.

Gara për aplikimet brenda radhëve të bluve është hapur më 17 nëntor dhe pritet të zgjasë një muaj, deri më 17 dhjetor, dhe pas kësaj nis faza e seleksionimit.

Kandidatët do vlerësohen me shkrim dhe gojë, përfshirë edhe performancën në detyrën që ka mbajtur më herët.

Me ardhjen e tij në detyrë në shtator të vitit 2022, Rrumbullaku anuloi nismën për gradën “kryekomisar”,  e hapur më herët nga paraardhësi i tij, Gledis Nano,

Rrumbullaku anuloi konkursin me pretendimin e bërjes së ndryshimeve në strukturë. Ish-kryepolici Nano më herët kishte hapur garën për “kryekomisar” për 75 vende.