Një kirurg 40-vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar nga gjykata e Monzës, pasi ngacmoi seksualisht një vajzë 20-vjeçare.

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se mjeku me iniciale G.R, u dënua nga Gjykata e Monzës me 20 muaj burg për dhunë seksuale.

Ngjarja ndodhi në vitin 2019, kur vajza shkoi në urgjencë për të shoqëruar të dashurin e saj në klinikën Zucchi.

Sipas hetimeve të prokurorit të Monzës, i cili kishte kërkuar dënimin me 14 muaj burg, vajza kishte shoqëruar në urgjencë të dashurin e saj, i cili kishte dhimbje fyti.

Në pritje, e reja e kishte pyetur mjekun se ku mund të shkonte për të pirë duhan dhe ai e kishte shoqëruar në një dhomë, ku duke biseduar i kishte prekur kërthizën. Pavarësisht ankesave të vajzës, ai kishte vazhduar ta prekte atë.

E reja ia kishte treguar episodin të dashurit të saj dhe, para se të dilnin nga urgjenca, kishin shkuar te mjeku, duke e fyer dhe duke regjistruar bisedën në të cilën ai e mohonte.

Denoncimi është bërë nga e reja, e cila nuk ka marrë pjesë në një proces civil për kompensimin e dëmit, por ka konfirmuar akuzat në gjykim.

I akuzuari pohoi se nuk lejohej pirja e duhanit brenda në klinikë dhe vajza ishte kapur duke e bërë një gjë të tillë dhe kishte kërkuar të largohej.