LAJM I FUNDIT!!(FOTO) Shpërthim në 1 karburant, plagosen 3 punonjës, ja detajet e para…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një pikë karburanti ”Eida” në zonën e Brrylit, në Tiranë.

Ngjarja ka shkaktuar dëme në strukturën e karburantit dhe në një godinë njëkatëshe brenda saj.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një depozitë e pikës së karburantit. Për pasojë, godina ku qëndronin punonjësit është shembur pjesërisht.

Njëri prej punonjësve ka mbetur i bllokuar për disa minuta brenda godinës. Banorët e zonës kanë ndërhyrë për ta nxjerrë nga vendi ku kishte mbetur i bllokuar.

3 punonjës të karburantit kanë marrë ndihmën e parë pas mbërritjes së ambulancës. Deri në këto momente nuk raportohet për viktima.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia, ambulanca dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të shmangur rrezikun e mëtejshëm.

Për shkak të ngjarjes, qarkullimi në zonë është bllokuar përkohësisht. Banorët pranë karburantit kanë dalë nga banesat e tyre pas shpërthimit.

Shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen nga hetimet.

Share This Article