Lideri i opozitës, njëkohësisht kreu i PD, Sali Berisha është ndalur te pytjet e gazetarëve në lidhje me zhvillimet politike në vend.
Për sa i përket takimit të djeshëm të ish-deputetit Ervin Salianjit, Berisha u shpreh se asnjë demokrat nuk ishte pjesëmarrës.
‘Asnjë demokrat nuk ishte në atë tubim. Cili do që ndjek Salianjin, i mbyll hesapet me PD’, u shpreh i qartë kryedemokrati Sali Berisha.
Pyetje: Një pyetje zoti Berisha. Ju thatë që i keni dëgjuar të gjithë diskutantët. A ju bëri përshtypje që nuk kishte asnjë zë kritik, domethënë të gjithë zërat kritikë janë jashtë partisë jo brenda. Dhe një zë ndryshe mund të themi ishte i deputetit të CDU-së Peter Beyer, i cili u tha demokratëve zgjidhni një kryetar të ri, një president të ri.
Sali Berisha: E përgëzoj. Për sugjerimin që bëri. E kam mik…
Pyetje: Zoti Berisha, ju bëri përshtypje që nuk ka më kritika brenda partisë, por vetëm jashtë?
Sali Berisha: Jo, jo, nuk janë tamam ashtu, po të jesh se i ndoqe, ato që ndoqa në tërësi, ishin ndarë në tërësinë e tyre dy pjesë. Njëra pjesë ishte vlerësimi i periudhës nga Kuvendi në Kuvend, por e vërteta nuk ishte pjesa kryesore. Pjesa e dytë ishin sugjerime, ishin propozime të cilat në vetvete fshihnin edhe kritikën, por edhe konstruktivitetin, ndaj dhe t’i marrim me këtë formë, por shiko, brenda Partisë Demokratike kritikat janë absolutisht një normë konstante. Ju garantoj për këtë, janë norma më konstante brenda Këshillit të Partisë Demokratike dhe nuk e di si pashë disa, Partia Demokratike ka ca kritikë të përhershëm brenda në Këshill.
Pyetje: Cili ndonjë shembull? Zoti Berisha, disa demokratë ditën e djeshme ishin në një tjetër tubim…
Sali Berisha: Asnjë demokrat nuk ishte aty të ç’është e vërteta. Asnjë absolutisht…
Pyetje: I kemi parë nëpër protesta…
Sali Berisha: Jo, më falni një minutë. Tani t’i themi të vërtetën asaj pune. Unë jam i gatshëm të bëj prova… Jo, jo s’ka nevojë fare, ata që folën, më fal, falni një minutë, ata që ishin dhe ata që folën janë të përjashtuar nga Partia Demokratike ose s’kanë qenë kurrë në Partinë Demokratike.
Pyetje: Pse janë të përjashtuar?
Sali Berisha: Sepse janë kritikë? Jo s’janë kritikë, jo. Arsyet mbeten të ndara…
Pyetje: Janë të përjashtuar apo të vetëpërjashtuar?
Sali Berisha: Urdhëro? Jo nuk janë, jo nuk kanë ardhur vetë. Përveç, përveç atyre që unë i kam quajtur të vetëpërjashtuar, por asnjë demokrat aty, asnjë demokrat nuk ishte…
Pyetje: Zoti Salianji a ka qenë pjesë e… Hysen Kadiu, zoti Berisha…
Sali Berisha: Cilido që ndjek Salianjin, i mbyll hesapet me PD-në. Në rregull, shumë mirë. Absolutisht, cili do që ndjek atë, do të ketë të drejtën e vet, po ama me Partinë Demokratike s’kanë asnjë lidhje.




