Një studim i botuar në “Journal of Health Psychology” tregon se njerëzit që cilësohen si “dembelë” mund të jenë në të vërtetë më të zgjuar dhe më të suksesshëm!

Studiuesit zbuluan se ata që janë më pak aktivë fizikisht, priren të jenë më mendjemprehtë dhe kanë IQ më të lartë.

Këta individë dëshirojnë stimulim mendor dhe priren të kalojnë më shumë kohë të angazhuar në mendime, sesa në aktivitet fizik.

Studimi zbuloi gjithashtu se ata me IQ të lartë mërziteshin më pak. Kjo sugjeron se të qenit “dembel” mund të mos jetë një gjë e keqe në fund të fundit dhe se në fakt mund të jetë një shenjë inteligjence dhe suksesi.