LAJM I FUNDIT/Humbet jetën në Sarandë analisti i njohur Artur Zheji

Jugulajm.net
1 Min Read

Nje prej analisteve me te zeshem shqiptare Artur Zheji, është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Ai u dërgua pa shenja jete në spitalin e Sarandës, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, nuk u bë e mundur që Zheji të mbijetonte. Më herët, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por çdo përpjekje rezultoi e kotë.

Artur Zheji, i lindur më 29 gusht 1961, ishte një nga figurat më të njohura të gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri, me një karrierë disa dekadëshe. Ai ka qenë autor dhe drejtues emisionesh televizive, analist politik dhe autor editorialesh që shpesh ngjallnin debat e reflektim publik.

Zheji ishte djali i eruditit të shquar shqiptar Petro Zheji dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami, duke u rritur në një familje me traditë të thellë kulturore e intelektuale.

Largimi i tij i parakohshëm lë një boshllëk të madh në mediat dhe jetën publike shqiptare

Share This Article