Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është marrë i pandehur nga SPAK nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.
Audio-përgjimi i Memollës u publikua disa muaj më parë ku dëgjohet se si ndërhynte tek OSHEE-ja për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një familjeje të varfër në këmbim të votave për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.
Në bisedën telefonike me një grua, Memolla dëgjohet të konfirmojë se ishte takuar më herët me të dhe i kishte garantar se nuk do t’ia ndërprisnin energjinë elektrike, me kusht që nnë këmbim të votonte Memollën.
Memolla telefonon më pas elektricistin dhe i kërkon të mos e ndërpresë energjinë elektrike, pasi faturën e muajit do ta pguante kryebashkiaku.
Pjesë nga biseda telefonike:
Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë…
Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!
Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë… Shif t’i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje…
Elektricisti: E di, e di, po ça të bëjmë ne…
Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka…
Elektricist: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo…
Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty…
Elektricisti: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës…
Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee…
Elektricisti: Po…
Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë…
Elektricisti: Mirë..