Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të kryqëzimit të fshatit Buzëmadh, Fier, ku si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti, janë plagosur 4 persona.

Policia bën me dije se të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, 40 vjeç, dhe tre vajza, 19, 14 dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital.

“Shtetasi V. M., banues në Cakran, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja R. M., 40 vjeç dhe tre vajzat të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.