Sarandë/ U largua nga banesa 3 ditë më parë, nuk gjendet i moshuari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një person i moshuar ka humbur kontaktet me familjen prej 3 ditësh.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale V. I., 75 vjeç.

Zhdukja e tij është denoncuar në Komisariatin e Policisë së Sarandës nga djali i tij E. I.

Ky i fundit ka deklaruar në polici se babai i tij është larguar nga banesa më datë 21 qershor dhe nuk është kthyer më.

Blutë kanë nisur kërkimet dhe po punohet për gjetjen e 75-vjeçarit.

Share This Article