Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. M., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




