Ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, Ilir Imeri, 44-vjeç, me banim të përkohshëm në këtë qytet.

Dyshohet se Imeri gjatë natës në një dyqan në qendër të qytetit, ka vjedhur paketa cigaresh dhe pije të ndryshme alkoolike.

Ndërkohë, 44-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës.