Greqia do të heqë detyrimin për të gjithë shtetasit që hyjnë në vend nga portet, aeroportet apo kufijtë tokësore, për plotësimit e formularit të lokalizimit te pasagjerit PFL, nga data 15 mars.
Vendimi, që u njoftua nga ministri grek i Turizmit, Vasilis Kikilias lehtëson vizitorët nga të gjithë vendet për hyrjen e tyre në Greqi dhe është marrë njëzëri pas propozimit të Komitetit të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, duke thjeshtuar procesin e hyrjes për udhëtarët dhe duke vënë theksin në kontrollin e certifikatave të vaksinimit.
Gjithashtu janë miratuar protokolle të reja shëndetësore për kompanitë turistike, duke i bërë ato me konkurrentë në këtë periudhë kur pandemia ende nuk është e mundur, por edhe lufta në Ukrainë ka sjellë pengesa të reja dhe shqetësim të madh për këtë sektor, pasi vetëm vjet në Greqi hynë mbi një milion rusë e ukrainas.
Komisioni propozoi gjithashtu rritjen e kapacitetit të autobusëve turistikë nga 85% në 100%, nga e shtuna (4 mars 2022), me masat ekzistuese mbrojtëse si ventilim natyral apo edhe përdorim i maskës.
Protokollet e reja shëndetësore vijnë vetëm një dite pas vendimit që prej ditës së shtunë, greket do të heqin maskat në ambientet e Jashtme.
Megjithëse në tendence uljeje, treguesit e pandemisë në Greqi vazhdojnë të jenë shqetësues. Në 24 orët e fundit, kishim 15.783 infektime të reja, 393 të intubuar dhe 63 vdekje.